sex hikayeleri porno izle kartal escort

Kalendari / Superiorja përsëri në fushë e gjitha të dielën, superfida luhet në darkë

Ndalesa e gjatë për shkak të pandemisë ka ngjeshur kalendarin e Kategorisë Superiore e për këtë arsye ndeshjet e saj do të kthehen përsëri në këtë fundjavë. Sipas planit të hartuar nga FSHF, të gjitha sfidat e javës së 28 që hap fazën e fundit do të luhen të dielën, po në një ditë siç u zhvilluan këtë të mërkurë me vetëm një duel që luhet me një orar ndryshe nga të tjerët.

Në orën 17:00, në fushën e lojës do të zbresin katër çifte të cilat luajnë për objektiva të ndryshëm nga titulli kampion te Europa e mbijetesa. Tirana kryesuese udhëton drejt Gjirokastrës për ndeshjen e radhës, Bylisi pret Teutën e Laçi pret Vllazninë. Ndërsa shumë interesante do të jetë dueli mes Flamurtarit dhe Skënderbeut në Vlorë pasi në teori, ajo sfidë mund të dekretojë rënien matematikisht nga kategoria të ekipit vlonjat.

Ndërkaq, në orën 20:00 do të luhet ndeshja e fundit e mbetur e javës, supersfida mes Partizanit dhe Kukësit. Normalisht duhej të ishte një përballje e ndezur edhe nga tifozeritë e dy skuadrave që kanë rivalizuar në vitet e kaluara, por me zbrazëtinë e shkallarëve për shkak të pandemise, kjo nuk do të jetë një ndeshje si të tjerat mes dy ekipeve. /vipsport.al/