sex hikayeleri porno izle kartal escort

Kalendari / Probleme me ndriçimin në “Selman Stërmasi”, ndryshon plani për Partizani-Kukësi

Ndryshon plani i ndeshjeve të javës së 28 të Kategorisë Superiore dhe shkak për këtë bëhet sistemi i s ndriçimit në stadiumin “Selman Stërmasi°, ku këtë të dielë ishte planifikuar që të luhej supersfida mes Partizanit dhe Kukësit.

Plani i FSHF ishte që ndeshja në fjalë të luhej në orën 20:00 të së dielës, duke qene e vetmja e planifikuar në atë orar, me shpresën që temperaturat më të ulëta të garantonin një lojë më cilësore. Por gjatë ditës së sotme palët janë njoftuar se pas ndeshjes së mbrëmshme ka ndodhur një problem në kabinën elektrike të staidumit dhe ka probleme në impiantin e ndriçimti që mund të kërkojë kohë të rregullohet.

Fillimisht u mendua edhe që të ndryshohej plotësisht vendi i zhvillimit të ndeshjes, duke e luajtur atë në Elbasan. Por më pas u zgjidh që të vazhdohej me planin fillestar dhe ndeshja të luhej në “Selman Stërmasi”, tashmë jo nën ndriçimin artificial. Kështu, edhe kjo ndeshje do të luhet në orën 17:00 të së dielës, bashkë me katër sfidat e tjera sipas kalendarit të javës. /vipsport.al/