sex hikayeleri porno izle kartal escort

Kale gati, Dunga parakalon “rebelin” Ngo. Edhe Halili shfaqet në stërvitjen e Tiranës

Ndeshja ndaj Bylisit ka një rëndësi të veçantë për Tiranën, jo vetëm sepse dëshiron që të vazhdojë aty ku e la, me një rezultat pozitiv, por edhe për t’i çuar një mesazh të gjithë rivalëve të cilët ëndërrojnë që në këto javë të mbetura t’i prishin planet për titullin kampion. Trajneri Emanuel Egbo do të ketë të gatshëm të gjithë futbollistët për këtë sfidë të rëndësishme, pasi janë kaluar edhe problemet fizike që shqetësonin disa prej tyre në ditët e fundit.

Ai më kryesori, dëmtimi në shpatull i Elton Kale, nuk është shqetësues dhe sipas RSTH, do të jetë gati për ndeshjen e të mërkurës, edhe pse fillimisht mendohet që të ulet në pankinë, për t’i bërë vend Halilit në repartin e avancuar të skuadrës bardheblu.

Në këtë repart pritet të mungojë nga minuta e parë edhe Majkëll Ngo, i cili vazhdon të jetë pjesë e bardhebluve por ende nuk ka një akord përfundimtar për vazhdimësinë e tij në radhët e kësaj skuadre meqë kontrata e tij me të ka përfunduar në 31 maj. Gjithsesi, mes palëvë ka mirëkuptim sa i përket rifillimit dhe ai pritet ta nisë ndeshjen nga stoli në Ballsh, duke i lënë vendin mes titullarëve Dungës.

Stërvitja e sotme është ndjekur edhe nga presidenti Halili, i cili ka dashur të shohë nga afër përgatitjet e skuadrës për ndeshjen e rëndësishme të kësaj të mërkure, e cila pritet të japë sinjalin më të qartë për vijimësinë e Tiranës në këtë sezon. /vipsport.al/