sex hikayeleri porno izle kartal escort

Ka lojtarin e parë të infektuar me COVID-19 në Superiore, te Bylis mbërrijnë rezultatet e testeve për pjesën tjetër të ekipit

Klubi i Bylisit ka kaluar 24 orë shumë të ethshme që kur u mësua se futbollisti i kësaj skuadre, Eridon Qardaku, ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19. Ky ishte rasti i parë pozitiv në kampionatin shqiptar dhe padyshim që rrezikonte edhe vazhdimësinë e skuadrës në kampionat nëse do të kishte lojtarë të tjerë të infektuar në radhët e saj.

Por te Bylis tani mund të marrin frymë të lehtësuar dhe të përqendeohen vetëm te ndeshja ndaj Tiranës që luajnë sot. Kjo për faktin e thjeshtë se në klub tashmë kanë sigurinë se nuk kanë të infektuar të tjerë në radhët e tyre.

Skuadra u ishte nënshtruar dje testeve, ashtu si edhe gjithë stafi teknik dhe personat e klubit në kontakt të afërt me lojtarin. Rezultatet kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe fatmirësisht nuk ka rezultuar askush tjetër pozitiv. Kështu, vetëm Qardaku do të vazhdojë izolimin dhe karantinën dyjavore, ndërsa në ditët në vijim do të kryejë teste të tjera për të mësuar nëse ka kaluar infekaionin e rrezikshëm. /vipsport.al/