sex hikayeleri porno izle kartal escort

Ka edhe pesë ditë kohë për të ikur falas, Mesi me stilolaps në dorë

Leo Mesi dhe Barcelona janë dy emra, që i kanë dedikuar vetet njëri-tjetrit. Argjentinasi nuk është tunduar kurrë për të lënë stadiumin “Camp Nou”, ndaj milionave që vërshonin e vërshojnë për të. Kontrata e tij me Barcelonën skadon sezonin e ardhshëm, por këtë verë ai ka mundësinë të largohet me zero lekë, bonus që e ka të parashikuar në kontratën e fundit të nënshkruar dhe është në fuqi deri më 10 qershor.

Kushti është aty, por Leo nuk e konsideron fare. Argjentinasi e ka deklaruar shpesh së fundmi se është i lumtur te Barça dhe nuk ka ndërmend të luajë me tjetër ekip në Europë. Mançester Siti i Guardiolës e ka tunduar dikur, por jo më. Mediet spanjolle bëjnë me dije se palët kanë nisur negociatat për arritjen e një marrëveshje të re, që me shumë mundësi do të jetë e fundit për Leon si blaugrana, duke parë 33 vitet e tij mbi supe.

Babai i fituaesit të Topit të Artë është takuar së fundmi me zyrtarët katalanas për të diskutuar termat e kontratës së re. Nuk flitet për shifra, por është e qartë se marrëveshja nuk ka “nyje” para dhe do të arrihet në qetësi sepse suksesi është i garantuar. Mesi është bindur se Barcelona është e vetmja dashuri e ëndrrës europiane dhe nuk do e lërë atë të “të zbehet” me ngjyra të tjera. /vipsport.al/