sex hikayeleri porno izle kartal escort

Ka akord me Lautaron, Barcelona me një ofertë të re për Interin. Para dhe një lojtar me vlerë 41 milionë

Barcelona është gjithnjë e më pranë transferimit të Lautaro Martinez. Katalanasit kanë gati një kontratë pesëvjeçare me një pagë prej 12 milionë plus bonuse. Një ofertë e cila ka gjetur dakordësinë e futbollistit, ndërsa tashmë klubi blaugran duhet të gjejë akordin me Interin.

Zikaltërit nuk zbresin nën pretendimet e tyre për 111 milionë euro dhe deri më tani kanë refuzuar dy oferta nga spanjollët. Megjithatë, Barcelona nuk ka ndërmend të dorëzohet për sulmuesin. Kështu, kanë përpiluar ofertën e radhës e cila sheh t’i ofrojë Interit 70 milionë euro dhe kartonin e mbrojtësit Xhunior Firpo.

Sipas, katalanasve Firpo ka një vlerë prej 41 milionë euro në merkato dhe në këtë formë arrijnë shifrën e 111 milionëve që këmbëngul Interi. Tashmë, topi është në fushën e zikaltërve për të bërë vlerësimet e tyre. /VipSport.al/