sex hikayeleri porno izle kartal escort

Juventusi vazhdon me idenë e shkëmbimeve, këmbëngul për talentin e Romës

Për shkak të goditjes financiare që klubet kanë marrë si pasojë e koronavirusit, kjo merkato pritet të zhvillohet mes shumë huazimeve dhe shkëmbimeve të futbollistëve. Kështu, një nga klubet që po tregohet më aktive në këtë formë është Juventusi. Bardhezinjtë vazhdojnë tratativën për të dërguar Pjaniç te Barcelona, në përpjekje për të transnferuar Artur apo edhe Dembele.

Por, fokusi nuk ikën as nga Italia, aty ku “Zonjës së Vjetër”, i pëlqejnë disa talente që pritet të bëjnë diferencën në të ardhmen e afërt. Këtu fjala është për Nikolo Zaniolon, xhevahirin e Romës. Verdhekuqtë nuk kanë në plan ta shesin, mirëpo Juventusi është këmbëngulës për ta bërë të tyrin. Kështu, bardhezinjtë pritet të ofrojnë shkëmbimin me Federiko Bernadeskin, i cili nën drejtimin e Sarrit nuk ka pasur shumë hapësira.

Ndërkohë, nëse kryhet shkëmbimi atëherë Roma nuk do të kishte nevojë të kërkonte për zëvendësues duke qenë se futbollistët kanë karakteristika të ngjashme në fushë. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse kryeqytetasi janë të gatshëm ta lëshojnë talentin e tyre kaq thjesht. /VipSport.al/