sex hikayeleri porno izle kartal escort

Jupi: Skënderbeu pati një pjesë të dytë të çuditshme, vetëm Tirana mund ta humbasë kampionatin

Në studion e Proçesit Sportiv, Redi Jupi analizon ndeshjen mes Skënderbeut dhe Tiranës teksa thekson se korçarët përballuan mirë në pjesën e parë, por në të dytën zhvilluan një ndeshje të çuditshme. Sakaq, ish-futbollisti thekson se vetëm Tirana mund ta humbasë kampionatin.

Diferenca 9 pikë? Kjo ishte javë e rëndësishme për vazhdimësinë e kampionatit. Tirana mund ta humbë kampionatin vetëm vetë. Kishte një diskutim edhe nga Kukësi, që një nga vështirësitë dhe ku mund të humbiste pikë ishte Korça. Edhe më pas të humbte me Kukësin, por mua më dukej e vështirë që të humbte tre ndeshje në gjashtë. Duhet thënë që patën vështirësi, ishte e çuditshme.

Pjesa e parë pati dominim i Skënderbeut, m’u duk sikur u përsërit ndeshja me Teutën. Pati ngjashmëri më mënyrën si e interpretoi Skënderbeu, doli nga fusha dominues në pjesën e parë. Në momentin që ka para një skuadër me intesitet dhe nuk e lejon të qarkullojë topin, atëherë has në vështirësi. Çdo skuadër has vështirësi.

Dhe mendova që Tirana edhe mund të humbasë ndeshje. Por, në pjesën e dytë ishte e çuditshme. Skënderbeu dhe Tirana ndërruan rolet. E çuditshme them jo për për tolerime, por në pjesën e dytë nuk patën ritëm. Dhe, këtë e prisja që ritmi të binte nga minuta e 65. Gjithsesi, kjo është një konstatim. Kjo nuk i heq cilësitë Tiranës dhe atyre nuk iu intereson kundërshtari. /VipSport.al/