sex hikayeleri porno izle kartal escort

Junajtid zgjat huazimin e sulmuesit, Igalo luan në Old Trafford deri në vitin 2021

Mançester Junajtid dhe klubi i Shangai Shenhua kanë arritur të gjejnë një marrëveshje për zgjatjen e kontratës së Odion Igalo. Sulmuesi u afrua në muajin janar për të shtuar alternativat për trajnerin Ole Gunar Solskjaer.

Megjithatë, futbollisti tregoi se ishte më shumë se thjesht një alternativë dhe me kalimin e ndeshjeve u bë një titullar i skuadrës. Por, në momentin kur Igalo u transferua në Angli, sigurisht nuk ishte menduar kjo ndërprerje prej koronavirusit.

Kështu, kontrata e tij me Junajtid përfundoi më datën 31 maj. Por, tashmë falë marrëveshjes së re të klubeve, Igalo mund të zbresë në fushën e Old Trafford deri në fundin e muajit janar të vitit në 2021. /VipSport.al/