sex hikayeleri porno izle kartal escort

Josa: Tirana shumë shpejt te titulli, nuk jam dakord me Sormanin. Skënderbeu synon të kthehet ku ishte

Mirel Josa beson se Tirana shumë shpejt do të festojë titullin kampion, sidomos pas një ecurie të tillë dhe vetëbesimti që ka skuadra. Në “Pressing” ai shpjegoi se si e shihte situatën e bardhbeluve, por edhe të Partizanit e Skënderbeut.

“Rikthimi është i mirë, në përgjithësi për vetë ecurinë dhe për vetë verdiktet që do të marrë kampionati në fund. Problem është se do të luhet në një periudhë të vështirë dhe pauza tremujore nuk e di se çfarë pasojash do të ketë për lojtarët e për ekipin.

Unë parashikoj firo të cilësisë dhe dje në disa ndeshje që ndoqa, pas minutës së 70-80 kishte rënie të ritmit. Nuk është e thënë që të përdoren 5 ndërrimet.

Them se Tirana me stabilitetin që ka treguar jo vetëm tani, por edhe më përpara, duhet shumë pak kujdes që Tirana të dalë kampion. E tregoi që dje dhe që në fillimet e lojës unë them se stabiliteti që ka treguar skuadra do ta çojë shumë shpejt në fitimin e titullit.

Kur formohet një skuadër si Partizani, është gabuar që në fillim. Nuk mendoj se mund t’ia hedhim fajin se iku Neri dhe erdhi italiani, këtu është një problem shumë kyç. E filloi mirë, por nuk jam dakord me trajnerin që thotë luajmë mirë. Kujt i thua mirë, që pëson 2 gola për dy minuta?

Objektivi i Skënderbeut është të kthejë autoritetin e skuadrës ku ka qenë. I kanë mbetur lojtarë aty, se ata që ka marrë i ka për të bërë biznesin e vet, për t’I shitur më vonë. Por janë disa lojtarë të cilët i japing skuadrës shumë siguri sa i përket golave që kanë bërë, gola cilësorë me mendim. Plus Iliri e mban skuadrën shumë te mbledhur sa i përket mënyrës së vendosjes së skuadrës”, tha Josa. /vipsport.al/