sex hikayeleri porno izle kartal escort

Jo vetëm Zijek, Çelsi “hedh grepat” edhe për një tjetër futbollist të Ajaksit

Klubi i Çelsit është nga më aktivët në merkaton e cila ende nuk ka nisur zyrtarisht. Deri më tani, blutë kanë arritur të sigurojnë marrëveshjen me Timo Verner si dhe Zijek nga Ajaksi. Por, duket se sulmuesi anësor nuk është objektivi i vetëm për Çelsin te ekipi holandez.

Së fundmi, raportohet se Frenk Lampard nuk është i lumtur me paraqitjet e portierit titullar, Kepa. Kështu, Çelsi është gati ta largojë gardianin me anë të formulës së huazimit drejt La Liga-s, ku preferohet nga Valencia.

Zëvendësuesi i spanjollit shihet portieri i Ajaks, Onana. 24-vjeçari ka qenë ndër futbollistët kyç të “Harkëtarëve” në këto dy sezone ku kanë pasur shumë arritje. Tashmë, mbetet për t’u parë nëse në fluturimin për në Londër, Zijek do të shoqërohet edhe nga shoku i tij, Onana. /Vipsport.al/