sex hikayeleri porno izle kartal escort

Jo vetëm Superiorja, skuadrat e Kategorisë së Parë dhe të Dytë luajnë miqësore para rifillimit

Nuk kanë qenë vetëm skuadrat e Kategorisë Superiore ato që kanë nisur punën gjatë javës së fundit edhe me ndeshje miqësore për të përgatitur rifillimin e sezonit. Edhe ekipet e Kategorisë së Parë dhe të Dytë bëhen gati të zbresin në fushë për të mbyllur këtë edicion të veçantë dhe kanë zhvilluar apo planifikuar sfida të ndryshme mes tyre për të parë gjendjen pas më shumë se dy muajsh pushime të lojtarëve,

Në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet përkatëse që kanë në kampionatet e Kategorisë se Parë dhe të Dytë, Korabi dhe Vora luajtën sot një ndeshje miqësore. Takimi startoi në orën 14:00 në kompleksin “Internacional”, në Pezë-Helmes. Ndeshja përfundoi me rezultatin 0-0.

Korabi ka qenë mjaft aktiv dhe ka luajtur disa ndeshje miqësore në këtë periudhë në prag të rifillimit te garës, sfida që i shërbejnë stafit dibran. Në takimet miqësore, Korabi ka punuar që të kristalizojë edhe 11-shen për përballjen e ndeshjeve të mbetura. /vipsport.al/