sex hikayeleri porno izle kartal escort

Iu deshën 22 minuta, Gjasula bëhet rekordmen në Bundesligë. Por nuk ka pse të lumturohet

Klaus Gjasula është zyrtarisht një rekordmen në kampionatin gjerman të futbollit, që në sezonin e tij të debutimit në elitë. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare ka arritur një rekord që në fakt nuk është edhe aq i lakmuar, pasi bëhet fjalë për atë të lojtarit më të ndëshkuar.

Në minutën e 22 të ndeshjes së sotme që Paderborni i tij luante kundër Lajpcig, Gjasula ka marrë karton të verdhë për një nga dyluftimet e zakonshme dhe regjistroi ndëshkimin e 16 të tij në këtë edicion. Kësisoj, ai ka barazuar rekordin e Tomaz Hajto, me 16 ndëshkime me karton të verdhë, ndërsa regjistrohen vetëm 26 ndeshje të luajtura nga mesfushori shqiptar.

Tashmë Gjasula duhet të përpiqet që të evitojë që të bëhët mbajtës i vetëm i rekordit në javët që mbeten, ndonëse me lojën e tij është e qartë se është e vështirë që të evitojë ndëshkimet nga gjyqtarët të cilët duket sikur e kanë piketuar atë. /vipsport.al/