sex hikayeleri porno izle kartal escort

Ish-mbrojtësi i Milanit: U ndesha me Mesin kur ishte 16-vjeç, e trajtova si fëmijë por më pas kërkova zëvendësimin

Alesandro Kostakurta është një nga futbollistët që ka lënë gjurmë në historinë e Milanit, duke qenë një nga më të dalluarit e kohës së tij. Mbrojtësi ka pasur fatin të ndeshet me Maradonën, po ashtu edhe me Mesin në fillimet e tij.

Ndaj, i pyetur se cili është më i mirë, kostakurta nuk heziton të zgjedhë Mesin ndërsa kujton edhe një episod kur sulmuesin e Barcelonës e kishte përballë në moshën 16-vjeçare. Ai shprehet se e trajtoi Mesin si një fëmijë por pas 15 minutësh i kërkoi trajnerit Ançeloti ta zëvendësonte.

“Ronaldo apo Mesi? Nëse flasim për më të mirin, atëherë nuk duhet të ketë fare debat. Kam pasur fatin të luaj kundër Mesit dhe Maradonës. Ata janë të ngjashëm për shkak të gjenialitetit dhe mënyrës si shprehen në fushë. Por, Mesi është më gjeni se Maradona. U përballa me Mesin kur ai ishte 16-vjeç. Në fillim e pashë atë si një fëmijë, por ai bënte se çfarë të donte. Më pas u desh që pas një çerek ore t’i kërkoja trajnerit Ançeloti të më zëvendësonte. /VipSport.al/