sex hikayeleri porno izle kartal escort

Ish-mbrojtësi i Mançester Junajtid krahason Sançon me Ronaldon: Tipi i lojtarit që të lehtëson ndeshjen

Mançester Junajtid ka fokusuar merkaton te nënshkrimi me futbollistin e Dortmund, Xhejdon Sanço. Talenti britanik në këtë sezon ka konfirmuar të gjithë talentin e tij, teksa ia ka dalë deri më tani të shënojë 17 gola dhe të dhurojë 16 asiste.

 Në këtë formë, klubet janë vënë pas tij. Sanço ka mahnitur edhe ish-mbrojtësin e Mançester Junajtid, Ues Braun, i cili e krahason atë me Ronaldon ndërsa thekson se sulmuesi i Dortmund është nga ata lojtarë që ta bëjnë ndeshjen më të lehtë.

“Ai është një talent dhe kënaqësi për ta parë. Te Mançesteri na duhet një fiks si ai. Kemi pasur lojtarë si Sanço përgjatë viteve në të kaluarën dhe jam i sigurt se nëse e nënshkruajmë do të rikthenim argëtimin në klub.

Do të ishte shumë mirë edhe për skuadrën. Kemi pasur Kristiano Ronaldon. Ai dhe Sanço janë futbollistë që tërheqin tre apo katër mbrojtës dhe ia bëjnë ndeshjen lojtarëve të tjerë shumë më të lehtë. Nëse e transferojmë do të ishte brilante”, u shpreh Braun. /VipSport.al/