sex hikayeleri porno izle kartal escort

Ish-futbollisti i Interit: Mund të bëhesha si CR7 dhe Mesi, por nuk kisha dëshirë

Të jesh në nivelin e Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos është thuajse e pamundur. Të dy ata kanë dominuar futbollin për më shumë se 10vite duke mahnitur me çfarë tregojnë në fushë. Mirëpo, duket se kjo nuk i bën shumë përshtypje Uesli Shnajder. Ish-futbollisti i Interit thekson se mund të bëhej si CR7 dhe argjentinasi, por vendosi të shijonte më shumë jetën dhe të mos bënte shumë sakrifica.

“Mund të isha bërë si Mesi dhe Ronaldo. Thjesht, nuk kisha dëshirën për ta bërë këtë. Si futbollit që isha, e kam shijuar jetën. Gjatë darkave, pija edhe ndonjë birrë.

Ndërsa, Leo dhe Kristiano janë të ndryshëm, kanë bërë shumë sakrifica. Por, mua më pëlqen edhe kështu. Karriera ime pavarësisht të gjithave ka qenë e jashtëzakonshme”, u shpreh Shnajder. /VipSport.al/