sex hikayeleri porno izle kartal escort

Humbja me Tiranën me kosto, te Bylisi rrezikojnë titullarët për Teutën

Siç dihet, kampionati do të ketë një ngjeshje të ndeshjeve dhe në fundjavë do të luhet përsëri. Bylisi pret Teutën në Ballsh, në startin e fazës së katërt dhe të fundit të këtij sezoni. Por, ballshiotët duket se do të kenë jo pak probleme.

Sepse, krahas lojtarëve që janë larguar, në sfidën e sotme me Tiranën u pa që të dëmtohet edhe Donald Mëllugja, por edhe Peposhi. Lojtarë titullarë dhe që në këtë periudhë janë nga më të rëndësishmit te mallakastriotët që me largimin e befasishëm të Guindos janë dobësuar shumë.

Bylisi duket se do të të shohë nesër masën e dëmtimit të lojtarëve titullarë dhe në klub shpresojnë që ata të mos rrezikojnë sfidën e radhës, mjaft e rëndësishme që luajnë në “Adush Muça”.

E.S./Vipsport.al/