sex hikayeleri porno izle kartal escort

Hoxhaj: Prioritet Flamurtari nëse ka projekt serioz, nuk e prisnim të fitonim kështu

Ardit Hoxhaj është larguar nga stadiumi Flamurtari sot me një top si kujtim për tregolëshin e tij ndaj Luftëtarit. Sulmuesi i vlonjatëve, i sakrifikuar shpesh si mbrojtës, ka lënë shenjë duke tundur rrjetën sot, por e pranon se nuk e mendonte një fitore me shifrat 6-1.

Për “SuperSport” ai tregoi edhe planet për të ardhmen dhe se si prioritet vazhdonte të kishte Flamurtarin nëse projekti i ri do të ishte serioz.

“Besoj se kjo është ndeshja më e mirë që kemi bërë që nga fillimi. Kemi punuar mirë në kohët e fundit, edhe me Partizanin u paraqitëm mire. Fitoren e mendonim por me rezulatat kaq të thellë nuk e mendoja. Por ia dolëm të fitonim.

Do të luaj ku më thotë trajneri, kam luajtur këto ndeshje në mbrojtje e sulm, kam bërë më të mirën për ekipin por e di që jam sulmues krahu. Nuk kemi shumë lojtarë dhe jemi munduar të përshtatemi.

Kontrata më mbaron këtë vit, por jam shprehur gjithmonë që e para do të jetë të bisedoj me presidentin e Flamurtarit. Nëse do të jetë projekti serioz për kthimin e Flamurtarit ku ka qenë, do të dëshiroja të isha pjesë. Kam pasur kontakte me ekipe të ndryshme e menaxherë, por e para është të flas me presidentin e Flamurtarit. Përndryshe do të dëgjoj ofertat që kam marrë”, tha Hoxhaj. /vipsport.al/