sex hikayeleri porno izle kartal escort

Harts largon 15 lojtarë, mes tyre edhe sulmuesin e kombëtares së Kosovës

Klubi skocez i Harts vitin e ardhshëm do të luajë në Kategorinë e Dytë të futbollit skocez dhe ka vendosur të bëjë një spastrim masiv në skuadër. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë klubi, që ka treguar edhe emrat e lojtarëve, të cilët në fund të sezonit do të jenë të papunë. Një prej tyre është edhe sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Donis Avdijaj. Ky i fundit në merkaton e shkuar të janarit u largua nga Trabzonspor dhe vendosi të bashkohet me Harts.

Aventura me skocezët ka qenë e destinuar të zagjsë vetëm gjashtë muaj, pasi 23-vjeçarit tashmë do i duhet të kërkojë për një ekip tjetër. Avdijaj kishte kontratë për gjashtë muaj me Harts, pas largimit nga Trabzonspor dhe duket se nuk ka arritur të bindë drejtuesit për ta zgjatur bashkëpunimin. Ai u aktivizua në vetëm tre ndeshje, njërën si titullar, pa mundur të tundë rrjetën.

“Oliver Bozanic, Klevid Dikamona, Xhei Nëanze, Brodi Strang, Kreig Levein, Austin MakPi dhe Jack Uilson janë larguar nga klubi pas skadimit të kontratave të tyre. Në ditët në vijim Donis Avdijaj, Daniel Baur, Marsel Langer, Stiven MekLin, Aleks Petkov, Kelbi Mason, Den Riçi, Rori Cërri, Riotaro Meshino, Zhoel Pereira dhe Toby Sibik do të largohen nga klubi, po ashtu pas skadimit të kontratave ose marrëveshjeve të huazimit”, thuhet në njoftimin e klubit. /vipsport.al/