sex hikayeleri porno izle kartal escort

Hallaçi: Prisnim dhuratë nga Skënderbeu, por Tirana e meritoi fitoren. Penalltia ishte e drejtë

Te Kukësi prisnin një dhuratë nga Skënderbeu në ndeshjen përballë Tiranës. Këtë e tregon zëvendëstrajneri i verilindorëve, Rrahman Hallaçi, i cili në intervistë për RTSH Sport pranon se Tirana e meritoi fitoren ndaj korçarëve dhe tashmë objektivi i titullit është shumë i vështirë. Ndër të tjera, pavarësisht se penalltia në favor të Kukësit që vendosi ndeshjen përballë Bylisit ishte e dyshimtë, ish-futbollisti mendon se ishte e drejtë.

Ndeshjen e Tiranës e patë të gjithë bashkë? “Po sigurisht, po e shikonim të gjithë bashkë. Pas arritjes së fitores ndaj Bylisit, mendonim që Skënderbeu do merrte fitoren, por e pamë që ishte e vështirë dhe Tirana e meritoi fitoren”.

E prisnit një surprizë? “Patjetër që e prisnim, në rradhë të parë ne duhej të bënim detyrën dhe më pas të prisnim çdo bënte skënderbeu. Por, sinqerisht e pamë ndeshjen dhe Tirana e meritoi fitoren”.

Pse kaq shumë vështirësi ndaj Bylisit? “Nuk dua të justifikohemi nga temperaturat e larta, mirë do ishte të luanim në orën 8. Por, kështu ishte vendosur oraret dhe ne pranuam. Njësoj ishte për Bylisin, njësoj ishte dhe për ne. Në pjesën e parë kemi qenë më lart se Bylisi dhe në pjesën e dytë kemi pasur pak lodhje, megjithatë është e pranueshme pasi duke luajtur një në çdo tre ditë është e pak e vështirë për futbollistët. Por, kuptohet që edhe Bylisi ka luajtur çdo tre ditë. Por, duhet t’i pranojmë gjërat, në vazhdim do mundohemi t’i freskojmë disa lojtarë që kanë pasur shumë minuta. Në pjesën e parë kemi humbur 3-4 raste dhe nëse do i shënonim do ishte ndryshe. Mendoj se edhe penalltia ishte e drejtë dhe mendoj se fitorja është e merituar”.

Pse nuk mbyllet ndeshja më herët se cilësitë janë? “Skuadra shkon deri në 15 metra te porta e kundërshtarëve, skuadra funksionon, kemi një skuadër të kompletuar. Na vjen keq që Tirana është e shkëputur me shumë pikë, por kuptohet e dimë ku kemi gabuar. Kemi pasur dhe fatin kundër, mendoj që tashmë nuk duhet të kthehemi mbrapa dhe Tirana pikët i ka marrë me meritë. Duhet të vazhdojmë të pretendojmë për kampionatin , është shumë e vështirë por matematika e lejon. Shpresojmë të fitojmë me Tiranën dhe të shohim çfarë do të ndodhë”.

Mungesa e Obanor dhe aktivizimi i Musollit në mbrojtje? “Obanor është lojtar shumë i rëndësishëm dhe ka shumë kualitet. Mban topin në zotërim dhe ka klas, porn a vjen keq që nuk e kemi në skuadër. Megjithatë, Musolli ka luajtur dhe shumë ndeshje të tjera në rolin e qendërmbrojtësit. Por, kemi edhe lojtarë të tjerë. Sot ishte lulaj që qëndroi në pankinë, Musolli e bën mirë rolin dhe mund të luaj edhe në ndeshje të tjera aty”.

Ndeshja në Kupë me Teutën dhe më pas me Tiranën- “E kemi kontigjentin për të konkurruar qoftë në kampionat, qoftë në Kupë. Investimi është bërë dhe konkurrenca është e madhe, por kuptohet që nuk kemi 22 lojtarë njësoj. Mendoj që janë 4-5 alternativa të mira për të konkurruar me lojtarë të formacionit. Në do të konkurrojmë fort në ndeshjen me Teutën për në Kupën e Shqipërisë që është objektivi numër 2 pas kampionatit. Por, besoj se nuk do të ruajmë forcat sepse ne do tentojmë si të enjten dhe me Tiranën në kampionat do fusim lojtarët më në formë”.

Ekipi është i kompletuar edhe largimin e Uilliam, Rexhinaldo e Rama. U zëvendësuan, por nuk dua të justifikohem sepse Kukësi ka humbur në fund disa pikë. Ekipi është i kompletuar dhe përgjegjësia është te stafi dhe lojtarët. Do provojmë deri në fund, po të kishte humbur Tirana do ishte ndryshe por do provojmë deri në fund”, u shpreh Hallaçi. /VipSport.al/