sex hikayeleri porno izle kartal escort

Halili: U bëmë bashkë dhe përmbysëm rezultatet. Tregojmë ndaj Kukësit që meritojmë çdo gjë

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, mendon se fitorja e sotme ishte shumë e rëndësishme për ecurinë e bardhebluve. Por në “SuperSport” ai theksoi se në ndeshjen e radhës, ndaj Kukësit, ekipi do të tregonte se i meritonte rezultatet që kishte arritur në këtë sezon.

“Çdo ndeshje është shumë e rëndëishme. Kjo është fitore me shumë, shumë vlerë. Jam shumë i kënaqur që skuadra reagoi dhe e ktheu rezultatin në favor të saj.

Përmbysja? Shikoj që kjo varet nga pergatitja që ka skuadra që në hapat e parë. Në fillimin e pjesës së dytë qëllova që isha aty, ishte grupi i bashkuar, të gjithë që të përmbysnim rezultatin dhe ia arritëm.

Unë them që gjërat të shkojnë një nga një. Pas kësaj ndeshje vjen Kukësi, kemi mungesa por me kontingjentin e lojtarëve që kemi do të tregojmë që e meritojmë çdo rezultat. Në ndeshjen e radhës do të jemi të kujdesshëm e besoj do të triumfojmë”, tha Halili. /vipsport.al/