sex hikayeleri porno izle kartal escort

Grizman me plane të qartë për të ardhmen, zgjedh kampionatin ku dëshiron të luajë

Antuan Grizman këtë sezon startoi aventurën e re në karrierë duke u shndërruar në futbollist të Barcelonës. Aventura e sulmuesit deri më tani me blaugranët nuk ka qenë më prefektja, megjithatë me kalimin e kohës, 29-vjeçari po ambientohet me stilin blaugran.

Ndërkaq, francezi i ka të qartë objektivat që kërkon të arrijë me Barcelonën, ndërkohë që është i qartë edhe për të ardhmen e tij duke shprehur dëshirën për të luajtur në MLS.

“Të fitoj kampionatin dhe Champions League me Barcelonën do të ishte një ëndërr. Dhe pas kësaj çfarë vjen më pas? Pas kësaj është Botërori në Katar. Dhe më pas është rradha e MLS, nuk e di se në çfarë skuadre dua të luaj por di se dua të transferohem atje.

Për mua është një objektiv ta mbyll karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke luajtur mirë si dhe duke qenë pjesë e një skuadre që mund të fitojë tituj”, u shpreh Grizman. /VipSport.al/