sex hikayeleri porno izle kartal escort

Grezda reagon për sherrin e mbrëmshëm: Përdori sharje personale dhe kombëtare, nuk i duroj dot këto

Eros Grezda është shndërruar në një personazh negativ në mediet kroate mbrëmjen e djeshme. Mësohet pas ndeshjes së Rijeka-Osijek për gjysmëfinalen e Kupës (fitoi Rijeka 3-2, me përmbysjen e dy golave dhe kaloi në finale ndaj Lokomotivës), Grezda ka goditur në kokë kundërshtarin e tij. Sulmuesi kundërshtar, Antonio Kolak ka vendosur të kalojë përpara autobusit të Osijek në parkingun e stadiumit. Ky veprim ka “mbushur kupën” e durimit të Grezdës, i cili i acaruar edhe për sharjet nacionaliste gjatë ndeshjes, në gjaknxehtësi e sipër e ka goditur me grusht.

Kjo ngjarje ka marrë përmasa të mëdha në mediet dhe opinionin sportiv të Kroacisë dhe sulmuesi i kombëtares sonë rrezikon një dënim të rëndë nga veprimi i bërë. Duke parë reagimet e shumta Erosi ka vendosur të japë versionin e tij në mediet e klubit të Osijek. Sulmuesi tregon se Kolak e ka provokuar gjatë gjithë ndeshjes me sharje nacionaliste dhe më pas vendosi ta provokojë edhe pas ndeshjes duke i kaluar përpara në mënyrë tendencioze.

“Më vjen shumë keq që u gjenda në qendër të vëmendjes së mediave për atë që ka ndodhur përpara dhe gjatë ndeshjes me Rijekan. Të gjithë ne ishim të zhgënjyer nga fakti se u dëmtuam gjatë takimit dhe na u mohua fitorja. Nuk është e lehtë të durojmë padrejtësinë në fushë dhe të ruajmë qetësinë, sidomos kur dikush na fyen. Kur vjen puna te fyerjet e rënda personale dhe kombëtare, qoftë si njeri, qoftë si sportist, jam shumë i ndjeshëm. E gjitha kjo ndodhi jo vetëm gjatë ndeshjes, por dhe pas saj.

Unë po qëndroja përpara autobusit të skuadrës sime dhe sulmuesi rival Colak po kalonte para meje në mënyrë provokuese. Jam përballur me provokimet e tij gjatë gjithë ndeshjes. Jetoj për shumë vite në Kroaci dhe i përmbush detyrimet e mia si qytetar. I paguaj taksat dhe nuk e meritoj që dikush të më fyejë për ndjenja kombëtare. Do të marr të gjitha hapat ligjorë për të mbrojtur veten dhe nderin tim“, thekson Grezda. /vipsport.al/