sex hikayeleri porno izle kartal escort

Gjigandi kuqezi përsëri në fushë në Serinë A, Parma e do për të ndalur Lukakun

Ndeshja e kësaj fundjave mes Parmës dhe Interit do të jetë shumë vendimtare për të dy skuadrat, të cilat nuk kanë më luksin të gabojnë në kampionat nëse duan të arrijë disa objektiva të caktuar. Parma vazhdon të shpresojë te Europa, ndërsa Interi te titulli kampion, ndaj kjo e bën ndeshjen e të dielës në darkë shumë të rëndësishme. Protagonist në këtë duel parashikohet të jetë edhe mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, Kastriot Dermaku.

Mbrojtësi u dallua në ndeshjen e fazës së parë të kampioantit për mënyrën se si u përball me Lukakun gjatë gjithë ndeshjes dhe kjo është një nga arsyet pse trajneri D’Aversa i Parmës e ka zgjedhur që të luajë përkah Bruno Alvesh që nga minuta e parë.

Për Dermakun, kjo është një mundësi e artë për të treguar të gjitha vlerat e tij dhe për të bindur klubin se meriton të vazhdojë të jetë pjesë e projektit me më shumë minuta në dispozicion në vijimin e edicionit. Nëse jo, ndeshja ndaj Interit do të jetë vitrinë e rëndësishme për klube të tjera të Serisë A që e shohin me interes për edicionin e ardhshëm. /vipsport.al/