sex hikayeleri porno izle kartal escort

Gjashtë edicione si zikaltër dhe asnjë ndeshje, por këtë sezon është ndëshkuar me dy të kuq

Tomaso Berni në vitin 2014 i është bashkuar Interit si portier rezervë, por nuk ka mundur të luajë asnjë ndeshje zyrtare me zikaltërit. 37-vjeçari pritet të largohet në fund të këtij sezoni nga Interi, por ai ka regjistruar një precedent mjaft të veçantë.

Berni megjithëse nuk ka luajtur asnjë ndeshje është ndëshkuar dy herë me karton të kuq. Të dy kartonët i ka marrë këtë sezon, njërin prej tyre në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Parmës. Ai u ndëshkua në minutën e 68 të sfidës për protesta ndaj gjyqtarit.

Rasti tjetër i ndëshkimit të tij është në një barazim 1-1 ndaj Kaljarit në fillim të këtij viti. Gardiani, megjithëse nuk ka luajtur kurrë një ndeshje zyrtare me Interin, paguhet 200 mijë euro në vit. Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur me ekipe si Lacio, Torino apo Sampdoria. /vipsport.al/