sex hikayeleri porno izle kartal escort

Gabime pa fund të gjyqtarëve, Duka: VAR mund të përdoret që në edicionin e ardhshëm

Gabimet e shumta të gjyqtarëve në futbollin shqiptar kanë bërë gjithnjë e më aktuale temën e përdorimit të teknologjisë në aktivitetet kombëtare. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka treguar në një intervistë për “Tring” se tashmë ekziston ideja që të mos pritet aplikimi zyrtar i saj në sezonin 2021-2021, por të përdoret që në sezonin e ardhshëm në ndeshje të veçanta.

“Kjo nuk është më një çështje se çfarë mendoj apo nuk mendoj. Ne kemi marrë tashmë një vendim, që të implementojmë sistemin VAR në edicionin 2021-2022. Madje kemi filluar me zbatimin e projektit, kemi filluar me trajnimin e arbitrave, e stafeve që duhet ta menaxhojnë atë, sepse është krejtësisht një gjë e re, ndryshe nga ato që është mësuar të bëjë një federatë futbolli, sepse ka të bëjë edhe me teknologjinë.

Në këtë edicion 2020-2021 ne do të kemi vetëm një sistem VAR, që do ta përdorim për testime, trajnime dhe ndonjë ndeshje. Ndërsa në edicionin 2021-2022 të gjitha ndeshjet e Kategorisë Superiore do të jenë me sistem VAR”, tha ai.

Megjithatë, Duka nuk mendon se polemikat e zakonshme të futbollit do të zhduken nga VAR. “Kjo është një temë që ha diskutim, nëse VAR-i është zgjidhja më e mirë ose jo, por megjithëse është teknologji, edhe pse i minimizon shumë gabimet nuk i eliminon 100%, sepse jemi dëshmitarë edhe të gabimeve që kanë ndodhur, duke pasur mbështetjen e sistemit VAR në ndeshje.

Normalisht, që do të ketë shumë më pak gabime, do të kemi më pak diskutime, por nuk do të eliminohen plotësisht. Gjithsesi, edhe teknologjia do të përdoret nga njerëz dhe ato duhet të përgatiten për ta përdorur mirë atë”, theksoi ai.

Sistemi VAR që do të përdoret do të instalohet në stadiumin “Air Albania”, pasi në këtë impiant do të luhen eliminatoret e Botërorit 2022 dhe FIFA ka bërë të qartë se ato ndeshje do që të jenë të gjitha të monitoruara nga teknologjia. Kësisoj, fatin për t’u gjykuar dhe vlerësuar nga VAR do ta kenë në edicionin e ardhshëm vetëm skuadrat të cilat do të luajnë në këtë impiant. /vipsport.al/