sex hikayeleri porno izle kartal escort

Frikë nga infektimi me Covid-19, Tirana në dilemë për udhëtimet në transfertë

Tirana këtë sezon është në formën më të mirë të dekadës së fundit dhe ka mundësinë të riktheje titullin në shtëpinë bardheblu. Misioni rinis të mërkurën, kur bardheblutë luajnë në orën 17:00 ndaj Bylisit në stadiumin e Ballshit, “Adush Muça”. Koronavirusi është akoma nëpër këmbë dhe kjo situatë ka vendosur në dilemë drejtuesit e klubit bardheblu.

Gjatë këtyre ditëve po diskutohet sesi do të procedohet në transfertat e skuadrës kryeqytetase, që në këtë fazë të fundit nuk janë të pakta (pesë ndeshje jashtë Tiranës). Mendohet të eliminohet grumbullimi një ditë para dhe skuadra të udhëtojë drejt Ballshit vetëm ditën e ndeshjes, duke marrë gjithë ushqimet dhe sendet e nevojshme nga Tirana.

Ky version vlerësohet si një mundësi e mirë për të shmangur kontaktet e shumta me njerëz dhe ambiente të frekuentuara nga shumë persona, në mënyrë që të ulet rreziku i një infektimi të mundshëm. Një tjetër version është grumbullimi dhe akomodimi në Fier për të përgatitur atje dy ndeshjet e ardhshme me ballshiotët dhe Luftëtarin. Mbetet për tu parë si do të procedohet dhe duhet të themi se këtë dilemë nuk e ka vetëm Tirana. /vipsport.al/