sex hikayeleri porno izle kartal escort

FOTO/ Vllaznia niset drejt Vlorës, shkodranët marrin masat për Covid-19

Infektimi i Eridon Qardakut mund të anulojë ndeshjen Bylis-Tirana, por jo katër sfidat e tjera. Vllaznia luan nesër në orën 17:00 në Vlorë kundër Flamurtarit dhe klubi shkodran ka vendosur të udhëtojë ditën e sotme drejt qytetit bregdetar.

Lajmin e bën me dije vetë klubi shkodran përmes një postimi në rrejetet sociale, ku njofton udhëtimin dhe tregon masat e marra, sipas protokollit të hartuar nga FSHF. Në probleme të mëdha financiare, duket se klubi ka mundur të marrë masat dhe të respektojë rregullat e vëna në këtë kohë pandemie.

POSTIMI I KLUBIT TË VLLAZNISË:

Pak minuta më parë ekipi i Vllaznisë është nisur drejt Vlorës, qytet ku do të luajë pasditen e së mërkurës ndeshjen e rradhës për kampionat ndaj Flamurtarit. Të gjithë futbollistët dhe pjestarët e stafit teknik dhe atij mjekësor, të pajisur me maska e doreza janë ngjitur në autobuzin e ekipit i cili ka qenë i paisur edhe me dezinfektuesit e duhur.

Kësisoj Vllaznia duke zbatuar të gjitha rregullat e protokollit të hartuar nga FSHF dhe të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, ka vijuar rrugën drejt Vlorës për t’u bërë gati për takimin e rradhës për kampionat ku padiskutim që do të synojë fitoren. /vipsport.al/