sex hikayeleri porno izle kartal escort

FOTO/ Tirona Fanatics “vizitojnë” lojtarët me një banderolë: “Luani me kokën lart, bashkë për të 28-in”

Tirana ishte ekipi më i ndjekur në stadium para se të ndalej gjithçka dhe vendimi për të luajtur pa tifozë, do të ndikojë te ata më shumë se shumica e skuadrave të tjera. Tifogrupi “Tirona Fanatics”, që janë edhe grupimi më i madh i skuadrës bardheblu kanë vendosur të motivojnë skuadrën në një mënyrë të veçantë ditën e sotme.

Ata gjithmonë sigurohen që fjalët e tyre të mbërrijnë në veshët dhe sytë e njerëzve të duhur dhe ditën e sotme kanë dhënë një mesazh për lojtarët. Më parë në një postim në “Facebook”, ata njoftuan se do i gjejnë mënyrat për të qenë pranë ekipit dhe ditën e sotme kanë materializuar një nga idetë e tyre.

Për të motivuar sa më shumë skuadrën para ndeshjes së nesërme ndaj Bylisit ata kanë vendosur të japin një mesazh shumë të thjeshtë, por aq thelbësor për ata që e ndiejnë fanelën bardheblu. “Luftoni për ngjyrat, luftoni për kryeqytetin, luani me kokën lart, bashkë për të 28-in“, shkruhet në banderolën e vendosur nga tifozët në qendrën stërvitore “Skender Halili”. /vipsport.al/