sex hikayeleri porno izle kartal escort

FOTO/ Tirana u nënshtrohet testeve, Torasa tregon “sikletin”

Infektimi i Eridon Qardakut krijoi një situatë të vështirë dhe Ministria e Shëndetësisë ditën e sotme i ka kërkuar klubit të Tiranës të kryejë testet për Covid-19. Ashtu siç njoftoi vetë klubi ditën e djeshme, para pak minutash të gjithë pjesëtarët e klubit i janë nënshtruar testeve për Covid-19.

Bardheblutë kanë vendosur të zbatojnë kërkesën e Ministrisë. Agustin Torasa ka postuar një stori në “Instagram” ku shfaqet i ulur në karrige, duke bërë testin e Covid-19. Në foto ai duket se nuk ndihet mirë dhe testi për koronavirus duket se është diçka e vështirë.

Tashmë priten përgjigjet e analizave, duke shpresuar të mos ketë asnjë rast pozitiv. Ditën e nesërme do të vijnë përgjigjet në klubin bardheblu. Indiciet janë për një lajm pozitiv, duke parë negativitetin e testeve të stafit të Bylisit. Sot Tirana niset drejt Gjirokastrës, për të luajtur me Luftëtarin. /vipsport.al/