sex hikayeleri porno izle kartal escort

(FOTO)/ Takimet para ndeshjeve në modë, Suad Lici “zbret në fushë” pas kaosit te Vllaznia!

Situata në Shkodër nuk është aspak e mirë, ndërsa ekipi duket në pikë të hallit. Jo vetëm tri rrogat e pamarra që shqetësojnë shumë, por largimi i trajnerit Mirsad Jonuz duket sikur tregoi edhe njëherë se në të vërtetë problemet në Shkodër janë akoma më të thella.

Lojtarëve nga katër rroga që kishin një javë më parë të pamarra, morën edhe tri të tjera, e ndërsa atyre u është premtuar se zgjidhja do të jetë e shpejtë, por nesër Vllaznia luan në Laç një ndeshje delikate, ndaj edhe ata synojnë që të marrin edhe ndonjë rrogë tjetër.

Pa trajnerë aktualisht, dhe me Osjen e Lekiqin në staf, në Shkodër kanë kërkuar që lojtarët të takohen para ndeshjes me administratorin Suad Lici, i cili duket se po merr përsipër më shumë se edhe i takon, si ish-sportist, pasi në Shkodër e dijnë i madh e i vogël që Lici për të mirën e Vllazninë ka shpenzuar edhe nga xhepi i vet.

Vllaznia ndonëse fitoi në Vlorë duket në pikë të hallit dhe situata në Shkodër mund të ndikojë negativisht, sidomos në ndeshjet e mbetura, kampionat dhe në Kupën e Shqipërisë…

E.S./Vipsport.al/