sex hikayeleri porno izle kartal escort

FOTO/ Nuk po e lejonin të kthehej në Shqipëri, mesfushori i Kukësit jep lajmin e mirë

Në momentin kur Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi ndërprerjen e kampionatit, shumë lojtarë vendosën ta kalojnë karantinën jashtë vendit. Mes tyre edhe Vesel Limaj, me mesfushorin e Kukësit, që vendosi të bashkohej me familjen e tij në Gjermani, ku jeton prej vitesh.

Ka javë tashmë kur ai tenton të kthehet, por rrugët ajrore janë mbyllur dhe ardhja e lojtarit të Kukësit ka hasur në pengesa. Ditën e mërkurë verilindorët luajnë ndeshjen e parë pas pandemisë, ku sfidojnë Luftëtarin në orën 17:00, por mesfushori do e ketë të pamundur të luajë në këtë sfidë.

Gjithsesi, pas këtij lajmi të keq, një lajm të mirë na e jep vetë Limaj, i cili ka postuar një video “boomerang” në “Instagram” ku shfaqet në aeroport, çka lë të kuptohet se ditën e sotme, nëse s’ka arritur, do të arrijë në Tiranë. Ka akoma vuajtje për të sepse me shumë mundësi do të jetë i detyruar të karantinohet për 14 ditë në ambientet e shtëpisë së tij. /vipsport.al/