sex hikayeleri porno izle kartal escort

FOTO/ Nuk i ndal as infektimi i Qardakut, Tirana udhëton drejt Ballshit për ndeshjen e nesërme

Infektimi me koronavirus i Eridon Qardakut dhe dyshimet për anulimin e ndeshjes me Bylisin nuk e ndalon Tiranën të udhëtojë drejt Mallakastrës për të qenë gati për ndeshjen e nesërme. Bardheblutë kishin dyshime nëse do të udhëtonin ditën e ndeshjes apo 24 orë më parë, por duket se drejtuesit kanë vendosur të zbatojnë planin e zakonshëm.

Një foto e Albi Dokës na tregon se Tirana ka udhëtuar drejt hotelit, ku do të akomodohet deri ditën e nesërme. Mbrojtësi bardheblu ka postuar një foto në “Instagram”, ku pas tij kanë pozuar Hoxhallari, Ismajlgeci dhe Çelhaka dhe në fund të autobusit duket Ismael Dunga. “Gati për nesër”, është përshkrimi që Doka ka vendosur t’i bëjë fotos.

Përgatitjet te të dy kampet vijojnë si zakonisht, por do të jenë përgjigjet e analizave të lojtarëve she stafit të Bylisit ato që do të vendosin rreth zhvillimit të ndeshjes së nesërme. Siç mësohet nga burime të brendshme të klubit ballshiot, përgjigjet e analizave pritet të dalin mbrëmjen e sotme ose mëngjesin e nesërm. /vipsport.al/