sex hikayeleri porno izle kartal escort

Emini: Koronavirusi më lodhi shumë, nuk do kthehem më në formën që isha më parë

Sulmuesi i Dritës, Izair Emini ishte futbollisti i parë i Superligës së Kosovës, i cili rezultoi pozitiv në testet për Covid-19. Mesfushori nga Tetova u njoftua se ishte prekur me koronavirus, pas testimeve të para të kryera në një prej spitaleve private të Maqedonisë së Veriut. Menjëherë pas këtij konstatimi ai është izoluar dhe qëndron në banesëm e tij prej ditësh.

Në një intervistë për mediet kosovare, sulmuesi tregon gjendjen e tij fizike dhe ndikimin, që Covid-19 ka pasur në trupin e tij. Fatmirësisht Emini nuk ka simptoma dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Ditën e sotme ai do i nënshtrohet një tjetër testi në spitalin shtetëror maqedonas, për të cilin Emini shpreson që virusi të mos jetë më në trupin e tij.

“Unë jam ‘OK’, shpresoj të dalë negativ testi i radhës dhe t’i bashkohem skuadrës sa më shpejt. Edhe nëse i bashkohem skuadrës, nuk besoj të jem në formën optimale, pasi kam humbur shumë. Jam munduar të lëviz në shtëpi, në oborrin tim, megjithatë nuk mjafton. Mendoj se kam rënë nga fiziku që kisha“, tregoi Emini. /vipsport.al/