sex hikayeleri porno izle kartal escort

Ekskluzive/ Shkarkuan Banon para rinisjes së kampionatit, Egnatia emëron trajnerin e ri (FOTO)

Klubi i Egnatias vendosi të largojë në mënyrë disi të pazakontë trajnerin Artan Bano në një kohë kur skuadra ka gati tre muaj që nuk luan dhe po bëhet gati për rinisjen e Kategorisë së Parë. Prej 24 orësh ekipi rrogozhinas stërvitet pa trajner dhe vetëm ditën e sotme drejtuesit kanë vendosur të emërojnë teknikun e ri.

Nuk do të ketë ndryshime të mëdha, pasi në krye të skuadrës është vendosur ish-zëvendësi i Banos, Eduart Thartori. Si asistent kryesor i këtij të fundit është zgjedhur përsëri dikush i brendshëm në klub. Mario Deda është zgjedhur të jenë zëvendësi i Thartorit dhe do të jetë kjo dyshe, që do të udhëheqë ekipin në pjesën e mbetur të sezonit.

Siç duket nga fotot e siguruara, Thartori dhe Deda janë vendosur ditën e sotme në krye të skuadrës dhe kanë drejtuar stërvitjen. Mbetet për tu parë nëse do të jetë përsëri Thartori në krye të stolit për sezonin e ardhshëm, që Egnatia synon të jetë të paktën në katërshen e parë të grupit të saj dhe të synojë ngjitjen në Kategorinë Superiore. /vipsport.al/