sex hikayeleri porno izle kartal escort

Egbo: Nuk më shqetëson çfarë bën Partizani e të tjerët, asnjë frikë nga testet

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, nuk shqetësohet nga fakti se ekipi i tij kishte kryer testet për COVID-19. Ai theksoi për RTSH se ishte i sigurt se ekipi i tij ishte kthyer pa pasoja nga Ballshi, ndërsa e kishte mendjen te finalja e radhës ndaj Luftëtarit, pa u shqetësuar se çfërë ndodhte me ekipet që e ndiqnin nga pas.

“Nuk jam i shqetësuar se është si ajo shpreshja, jemi të kujdesshëm po nuk kemi frikë. Kjo pasi lojtarët e Bylisit kanë bërë testet para asaj ndeshje me ne dhe kanë dalë negativ. Kështu që nuk ka asgjeë për tu’ shqetësuar.

Nuk na tremb transferta me Luftëtarin se e dimë se çfarë ndeshje na pret. E dimë që është një nga ndeshjet finale për ne, çdo ndeshje e kemi si finale deri në fund: Edhe pse Flamurtari e Luftëtari janë poshtë matematikisht, nuk ka mbaruar asgjë se ata duan të tregojnë kush janë e çfarë mund të bëjnë ndaj i kemi vlerësuar maksimalisht.

Unë e kam thenë shpesh që merrem me ekipin tim jo me të tjerët, unë merrem me çfarë bën Tirana, nuk më shqetëson se çfarë bëjnë Partizani apo ekipet e tjera, rezultatet e tyre. Unë vazhdoj të them se nëse ne marrim rezultatet që na takojnë, atë që pritet, jemi në rreiugll në rrugën tonë dhe do të vazhdojmë në rrugën tonë”, theksoi Egbo. /vipsport.al/