sex hikayeleri porno izle kartal escort

Egbo: Ndodhi ajo që kishim frikë të gjithë, djemtë dinë gjithçka rreth fitimit të titullit

Duket se rruga e Tiranës drejt titullit të këtij sezoni është e mbushur me pengesa jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Ditën e sotme një nga lojtarët e Bylisit, kundërshtari i ndeshjes së nesërme të bardhebluve, ka rezultuar i prekur me koronavirus dhe ka shkaktuar një “mjegull të dendur” rreth asaj çka do të ndodhë. Eridon Qardaku është i prekur me koronavirus dhe mund të jetë infektuar në udhetimin e tij drejt Shkodrës.

Ditën e sotme është testuar e gjithë skuadra e Bylisit dhe përgjigjet e atyre analizave do të jenë vendimtare për zhvillimin e ndeshjes së nesërme. Tekniku i Tiranës, Emanuel Egbo ka dalë ditën e sotme në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme dhe ka folur rreth infektimit të sulmuesit shkodran, fitimit të titullit dhe zhvillimit të ndeshjes së nesërme.

SITUATA – “Po presim vendimin e Federatës për ndeshjen e nesërme. I janë bërë teste të gjithë ekipit, më pas do të shikojmë si do të veprojmë. Kështu që presim deri në momentin e daljes së rezultateve. Edhe lojtarët do të kenë pak frikë, mund të jetë takuar me të gjithë, duhet kontroll që mos të përhapet. Këtë frikë kishim të gjithë: çfarë do të ndodhë nëse infektohet një lojtar”.

TITULLI – “Do të shohim nesër se kush është 100% gati për të luajtur. Çdo ekip ka mendimet e veta. Nuk shikoj ekipet e tjera, ne shikojmë punën tonë. Lojtarët e dinë që janë edhe 30 pikë në lojë, ka 10 ndeshje. Zoti do të na udhëheqë, ne do të jemi mbrapa tij. Në momentin që do të sigurojmë matematikisht titullin, atëherë do të themi se Tirana ka dalë kampion. Për deri sa janë 30 pikë në lojë, do të luftojmë deri në fund. Çdo ndeshje për ne do të jetë si një finale. Ju kam thënë çunave dhe ata e dinë, duhet të jemi me këmbë në tokë”.

KORONAVIRUSI – “Frikë nuk duhet të kemi, por duhet të jemi të kujdesshëm. Do presim rezultatet e testeve. Në qoftë se do të dalin negative, nuk do të kemi frikë, po dolën pozitivë, besoj se ndeshja nuk do të zhvillohet. Nuk ka shanse të luhet po dolën shumë lojtarë pozitivë. Federata dhe klubet do të vendosin, të presim rezultatet”.

PAGA E LUFTËS – “E kanë marrë lojtarët. Falënderoj Federatën për gjestin, është gjest human. Lojtarët në kategori më poshtë, i ka ndihmuar edhe më shumë. Forma e futbollistëve? Kemi komunikuar, por tani para se të fillojë stërvitja, do të komunikoj sërish me ta dhe do të shoh gjendjen e tyre”. /vipsport.al/