sex hikayeleri porno izle kartal escort

Egbo: Kjo fitore na mban në rrugën e titullit, ja e vërteta me Ngonë

I lumtur për Tiranën e tij që nuk zhgënjen edhe pse luante një transfertë delikate, por që në fushën e lojës kundërshtari ka qenë ndryshe nga ai Bylisi që jemi mësuar të shohim, si në Ballsh sidomos ashtu edhe jashtë fushe. Emanuel Egbo i kënaqet vijmësisë dhe flet për situatën më të fundit në kampin e skuadrës që trajnon. Në prononcim që ka dhënë pas ndeshjes për “Supersport” ka pohuar: “Në radhw të parë është një ndjesi shumë e mirë. Lojtarët edhe pas 3 muajsh vazhdojnë të bëjnë këto paraqitje shumë të mira. Tani kampionati ka rifilluar dhe jemi në rrugën e duhur”.

Titulli

“Duhet ta çojmë deri në fund atë që po bëjmë. Është një fitore shumë e rëndësishme, Bylisi është një nga ekipet më të forta të kampionatit. Në fazën e parë të kampionatit ka marrë pikë ndaj Partizanit dhe Kukësit, Ne do i marrim ndeshjet një nga një dhe më këmbë në tokë, pasi janë edhe 27 pikë në lojë”.

Çështja Ngo

“Nuk ka ndodhur asgjë me sulmuesin. Ajo që ka ndodhur me të ndodh në një familje. Nuk ka diçka të keqe me të, ne jemi një familje dhe këto ndodhin në familje.  Janë gjëra që ndodhin brenda familjes. Është një sulmues i mirë. E kemi sqaruar. Ai e di që do të gjuante penallti, por s’ka gjë për t’u shqetësuar. E duam njëri-tjetrin”.

Festa

Në fund, i pyetur se sa është mësuar me rregullat e vendosura skuadra e tij, Egbo ka theksuar se: “Na kanë thënë që festimin për golin nuk duhet ta bëjmë dhe jemi mundur t’i respektojmë rregullat”, – u shpreh Egbo.

E.S./Vipsport.al/