sex hikayeleri porno izle kartal escort

Egbo: Kam shumë punë dhe nuk merrem me thashetheme, fokusi im vetëm kampionati

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo edhe njëherë ka injoruar zërat që lidhen me të ardhmen e tij, teksa në fjalën e tij para ndeshjes me skënderbeun ka theksuar se ka shumë punë dhe nuk ia lejon vetes të merret me thashetheme. Sakaq, tekniku kryeqytetas shprehet se fokusi i tij është vetëm te Skënderbeu, te kampionati dhe se nuk e sheh fare diferencën e pikëve në renditje.

Ndeshja me Skënderbeun- “Nuk e di çfarë problemesh na ka hapur Skënderbeu. Është thjesht një ndeshje që e kemi barazuar. Nuk e shoh si problem. Kjo është një ndeshje si të tjerat. E dimë se si luan Skënderbeu. Do e shohim se si e kemi përgatitur ndeshjen. Nuk i diskutojmë jashtë ekipit këto gjëra”.

Diferenca me Kukësin? “Janë edhe 6 ndeshje, nuk e shoh diferencën e pikëve. I marrim ndeshjet njëra pas tjetrës. Mendoj vetëm për Skënderbeun. Ky është principi im. Ju mund të pyesni si të doni, por unë kështu e shoh. Shkallët i marr një e nga një”.

Deklaratat ndaj meje? “Ndoshta ju po talleni me mua, është e palogjikshme të diskutohet më për këto. Unë nuk duhet të merrem me këtë, nuk ka logjikë. E kam thënë që nuk kam koment. Kam shumë punë për të bërë me ekipin. Duhet të mos merrem me thashetheme. Kur të mbaroj kampionati do të shoh. Egbo vendos çfarë do të bëjë kur të mbarojë. Fokusi im janë ndeshjet. Gjërat që ndodhin brenda familjes nuk dalin jashtë. Jam i qetë, të mbarojë njëherë kampionati. I gjithë fokusi është aty”.

Lodhja dhe ngjeshja e ndeshjeve? “Kemi lojtarë për ta përballuar. Pushuan disa lojtarë në Kupë. Çdo lojtar është titullar, mund ta aktivizoj kurdo. Mungon Hoxhallari, do të shohim gjendjen e lojtarëve për të vendosur se kush luan në vend të tij”, u shpreh Egbo. /VipSport.al/