sex hikayeleri porno izle kartal escort

Egbo: Fitore me karakter. Nuk do merrja Licencën Pro nëse do doja të bëhesha trajner portierësh

Emanuel Egbo e ka cilësuar sot fitore karakteri at ëtë sotmen me përmbysje ndaj Skënderbeut. Në “SuperSport” ai theksoi rëndësinë e kësaj përmbysje ndërsa më pas argumentoi se kishte dëshirë të vazhdonte karrierën si trajner i parë e jo si portierësh.

“Kjo është fitore me karakter se nuk ishim në pjesën  e parë në lojën tonë, gati fotokopje e asaj që ndodhi me Teutën në Durrës. U thashë djemve në pushim që jeni ata që keni fituar nuk e di se sa ndeshje, nuk merrem me gabimet e pjesës së parë se nuk do të fitojmë ndeshjen. Jam i sigurt që mund të futem në fushë e kthejmë rezultatin. Ky është karakteri që kanë brenda dhe nuk e humbin kollaj, e kanë treguar sot dhe jemi ku jemi këtu

Ne ishim në rregull derisa pësojmë gol, se pastaj humbim qetësi. Kur një ekip nuk është i qetë bën gabime, në pjesën e dytë ishim të qetë. Ekipi kundërshtar donte të mbronte rezultatin dhe me qarkullim në krah gjetëm barazimin e pastaj edhe i dyti.

Nëse do të dëshiroja të isha vetëm trajner i portierëve nuk do merrja licencën PRO që në vitin 2013. Kam qenë trajner i parë edhe te Bylis dhe kam vazhduar. Një trajner që do të bëhet vetëm trajner portierësh nuk futet të marrë licencën PRO, nuk merrem me llafe, e di rrugën që po ndjek, nuk kam pse e tregoj me zor se çfarë kam në mendje për të bërë. Nëse nuk doja të isha trajner i parë, nuk do merrja licencën PRO.

Mungesa e Bathës dhe Dokës? Normale që do të gjejmë lojtarë që ti zëvendësojmë, të gjithë janë të rëndësishëm askush nuk është i pazëvendësueshëm. Do do të shohim kush është në organikë, kam thënë që ka shumë lojtarë në ekip që mund të jenë në fushë, jemi në rregull. Tirana ka gati dy ekipe, do gjejmë mundësi si të rregullojë atë pjesë.

Ku preferoj të fitojmë titullin? E di ai lart, e vendos ai dhe unë jam gjithmonë gati për ta pranuar”, tha Ngo. /vipsport.al/