sex hikayeleri porno izle kartal escort

E papritur në Zvicër, Tramexani kthehet zyrtarisht si trajner i Lenjanit

Paolo Tramexani është ktheyr zyrtarisht në pankinë dhe për çudinë e të gjithëve në stolin e një skuadre nga e cila ishte larguar pa shumë ceremony. Ish-ndihmësi i Xhani De Biazit në stolin e Shqipërisë është emëruar sot trajneri i ri i Sionit, skuadër nga e cila u largua dy vite më parë pa lënë shumë gjurmë pas një eksperience të dështuar në Europë e një fillimi shumë të keq të kampionatit.

Tramexani ishte ai që mori në atë ekip Ermir Lenjanin dhe tashmë do të drejtojë deri në fund të këtij sezoni mesfushorin e përfaqësueses. Kontrata e Tramexanit me Sion do të jetë dëri në mbyljle të këtij edicioni që do të rifillojë së shpejti aty ku e la për shkak të pandemisë dhe do të ketë si qëllim vetëm që të udhëheqe atë drejt sigurimit të mbijetesës, meqë ekipi noton në ujëra të turbullta në klasifikim.

Ai pritet që të fillojë punë që nesër, pasi nuk ka kohë për të humbur para rinisjes së sezonit i cili sheh Sionin në kuotën e 23 pikëve pas po aq ndeshjeve të luajtura me vetëm 4 më shumë se Thun dhe Ksamaks që luftojnë në vendet 9 dhe 10 për të mos rënë nga kategoria. Nëse do të jetë i sukseshëm, nuk është aspak çudi që eksperienca e Tramexanit të vazhdojë përsëri në drejtimin e këtij klubi. /vipsport.al/