sex hikayeleri porno izle kartal escort

E papritur! Hibernian bëhet gati të shesë Kamberin, por jo te Rejnxhërs

E ardhmja e sulmuesit më të ri të përfaqësueses shqiptare, Florian Kamberi, bëhet gjithnjë e më e pasigurt. Futbollisti shqiptar u paraqit shumë pozitivisht në radhët e Rejnxhërs, por me mbylljen në tavolinë të edicionit në Skoci, ka pak shanse për të bindur përsëri Stiven Xherard që të shpenzojë për të blerë kartonin e tij nga Hibernian. Por klubi I tij, aktualisht ka nxjerrë në shitje lojtarin dhe e ardhmja duket shumë larg asaj që pretenedonte futbollisti që u është bashkuar kuqezinjve.

Sipas mediave në Skoci, Hibernian ka filluar bisedimet konkrete me një klub tjetër për të shitur kartonin e Kamberit dhe nuk bëhet fjalë për Rejnxhërs. Emri i klubit nuk bëhet i ditur, por negociatat janë të avancuara mes dy skuadrave, ndërsa mbetet për t’u bindur vetë lojtari.

Ky i fundit kishte deklaruar se Rejnxhërs ishte ekipi i ëndrrave, duke i mbyllur dyert kthimit të mundshëm te Hibernian. Por gjigandët skocezë janë shfaqur të pavendosur dhe nuk kanë ushtruar të drejtën e blerjes së kartonit të tij sipas afateve të parashikuara në marrëveshjen e huazimit. Kësisoj, Kamberi është në ajër dhe ndeshja e Rejnxhërs me Bajer Leverkusen në Ligën e Europës, mund të jetë e fundit për të me fanellën e kësaj skuadre. /vipsport.al/