sex hikayeleri porno izle kartal escort

E ndihmoi pandemia, Shkëlzen Gashi pranë kthimit si titullar në fushën e lojës

Kampionati zviceran i futbollit bëhet gati të kthehet në fushë në pjesën e dytë të qershorit dhe mes emrave që do të shohim të shkelmojnë topin atje do të jetë edhe ai i një futbollisti të përfaqësueses shqiptare që ishte “zhdukur” prej më shuëm se 3 vitesh, Shkëlzen Gashit. Sulmuesi shqiptar ka firmosur pak muaj më parë me Araun në kategorinë e dytë zvicerane dhe nuk pritej që të luante këtë edicion.

Por pandemia ndryshoi gjithçka dhe barazvlerësoi formën fizike të të gjtihë lojtarëve që qëndruan pushim në shtëpitë e tyre duke u stërvitur vetëm individualisht. Kështu, edhe Gashi pati mundësinë që të ishte në një nivel me të tjerët, pas dy viteve pa zbritur në fushë si pasojë e problemeve te Kolorado Rapids mes të cilëve viti 2019 të cilin e kaloi pa zbritur asnjëherë në fushë.

Arau ka bërë plane që sulmuesi 31-vjeçar të jetë titullar në ndeshjet e mbetura të këtij sezoni dhe kjo u pa që në miqësoren që luajti sot ndaj Thun të Superligës zvicerane, ku ai u aktivizua nga minuta e parë. Gashi luajti 45 minuta të sfidës së pare miqësore që të dy klubet zhvilluan para fillimit të sezonit dhe pritet që të jetë titullar edhe në duelet e tjera përgatitore derisa të rifillojnë ndeshjet zyrtare nga data 19 qershor.

Sulmeusi ishte pjesë e rëndësishme e përfaqësueses së Shqipërisë që shkoi në Euro 2016, por pas aktivitetit në Francë nuk bëri më pjesë për shumë kohë në planet e Xhani De Biazit e më pas trajnerëve që erdhën pas tij, të cilët nxirrnin si justifikim faktin që ai lunate në një kampionat të largët si ai amerikan. Ndeshja e fundit e Gashit me Shqipërinë ishte fitorja 2-1 në Shkodër ndaj Maqedonisë së Veriut në shtator 2016. /vipsport.al/