sex hikayeleri porno izle kartal escort

E ardhmja në udhëkryq, Armando Sadiku refuzon ofertat nga klubet spanjolle

Armando Sadiku e ka ende të paqartë se ku do të luajë në sezonin e ardhshëm. Futbollisti i përfaqësueses shqiptare nuk ka bërë asgjë për të qartësuar disi këtë pështjellim, pasi ka refuzuar disa oferta që i kanë ardhur kohët e fundit nga klube spanjolle të të dy kategorive kryesore.

Sipas mediave spanjolle, shkëlqimi i tij në La Liga 2 me fanellën e Malagas nuk ka kaluar pa u vlerësuar . Disa klube janë interesuar te Levante, që zotëron kartonin e tij, për të mësuar kushtet e transferimit të mundshëm të sulmuesit. Por më pas, ka qenë vetë Sadiku që ka bërë të qartë se për momentin nuk do të mendohet për të ardhmen, që të mos shqërqendrohet në një sezon i cili po kthehet në një nga më të mirët në karrierën e tij pas një fillimi të ngadaltë.

10 golat e shënuar deri tani me Malagan i kanë bindur të gjithë për aftësitë e tij dhe Sadiku shpreson që t’i sigurojnë një firmë me klubin ku është i huazuar pasi ndjehet me të vërtetë mirë në radhët e tij. Por Levante kërkon që të sigurojë para nga shitja e futbollistit me të cilin ka edhe një vit të mbetur në kontratë. Vetë skuadra e La Liga nuk dëshiron të mbajë më Sadikun, por të rikuperojë një pjesë të shifrës prej rreth 1,4 milionë eurosh që shpenzoi për transferimin e tij. /vipsport.al/