sex hikayeleri porno izle kartal escort

Dy mungesa për Shehin ndaj Luftëtarit, Kukësit nuk i falen hapat fals ndaj gjirokastritëve

Më datë tre qershor, Kukësi do të rikthehet në fushë për të luajtur shanset e tyre për titullin kampion. Verilindorët gjenden nëntë pikë larg Tiranës kryesuese, megjithatë në skuadër ka besim se mund të bëjnë një përmbysje të madhe për të përmbushur objektivin e sezonit. Sfida e parë duket me një nivel të ulët vështirësie duke qenë se presin në Elbasan, Luftëtarin e shumë problemeve.

Megjithatë, sfida kërkon përqëndrim maksimal, teksa trajneri Orges Shehi nuk mund të llogarisë në dy lojtarë të formacionit. Kështu, në këtë sfidë do të mungojë për arsye se ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë mbrojtësi Erhun Obanor, ndërsa të vështirë e ka aktivizimin edhe Vesel Limaj.

Mesfushori nuk ka qenë në Shqipëri gjatë kohës së koronavirusit dhe pritet që të bashkohet shpejt me skuadrën, por do e ketë thuajse të pamundur të jetë gati për ndeshjen e së mërkurës. /VipSport.al/