sex hikayeleri porno izle kartal escort

Dy miqësore në Kategorinë e Parë, Erzeni mund Lushnjën, ngec Turbina

Janë luajtur sot edhe takime miqësore, sidomos mes skuadrave të Kategorisë së Parë dhe të së Dytës. Takimet më interesante që kanë rënë në sy kanë qenë sfida mes Erzenit dhe Lushnjës, si dhe ajo mes Turbinës së Cërrikut dhe Gramshit.

Erzeni ka mundur Lushnjën me rezultatin 2-0, në saj të golave të Xhixhiuas dhe Marës.

Ndërsa duhet theksuar se në Shijak është luajtur një sfidë mjaft e bukur, duke ditur se, si Erzeni në Grupin A të Kategorisë së Parë, ashtu edhe Lushnja në Grupin B janë kandidate serioze për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar…

Ndërkohë që në “Nexhip Trungu” të Cërrikut, sfida Turbina-Gramshi ka përfunduar me rezultatin e “bardhë” 0-0.

E.S./Vipsport.al/

Ndeshjet e sotme miqësore

Turbina-Gramshi 0-0

Erzeni-Lushnja  2-0