sex hikayeleri porno izle kartal escort

Duka: Gara ishte interesante dhe ndeshjet u bënë të bukura, shpresoj ta mbyllim me tifozë

Ditën e djeshme, Kategoria Superiore u rikthye në fushë pas një mungese më shumë se dymujore. Në këmbët e futbollistëve ndjehen formë jo optimale, megjithatë ndeshjet dhuruan gola dhe emocione deri në minutat e fundit.

I këtij mendimi ishte presidenti Armand Duka, i cili i ftuar në “Syri Tv”, theksoi se gara ishte interesante në këtë javë të parë pas rikthimit dhe se ndeshjet u bënë të bukura. Ndërkaq, presidenti i FSHF jep shpresë edhe për tifozët në stadium duke u shprehur se shpreson që sezoni të mbyllet me ta të pranishëm në shkallët e stadiumit.

“Më janë dukur më shumë se 84 ditë ndërprerje. Kanë qenë ditë të mërzitshme jo vetëm pa futboll, por edhe pa aktivitete të tjera. Ta harrojmë këtë periudhë dhe të shohim përpara. Jam i kënaqur që filluam, edhe pse nuk kishte tifozë. Java e parë ishte interesante.

Gara ishte interesante dhe ndeshjet u bënë të bukura. Shpresojmë që ta mbyllim sezonin me tifozë. Është zbatuar protokolli, dhe për këtë jam i lumtur. Të gjithë gazetarët duhet të jenë të duruar. Askujt nuk i kanë munguar pamjet nga ndeshjet,  kështu që nuk mund të ankohen për këtë pjesë,” u shpreh Duka. /VipSport.al/