sex hikayeleri porno izle kartal escort

Drejtoi vetëm 8 ndeshje, ish-trajneri i Luftëtarit shkarkohet nga skuadra belge

Mbaron pa nisur mirë aventura e Milosh Kostiç në kampionatin belg, ku drejtoi për një peridhë kohe ekipin e St. Truiden. Ish-trajneri i Luftëtarit, i larguar pa lënë shumë mbresa te skuadra gjirokastrite pas paraqitjeve të tmerrshme që u shoqëruan me akuza trukimesh në Ligën e Europës e dështimeve në kampionat, nuk ka pasur shumë fat as në elitën e futbollit belg.

Atje ai firmosi për St. Truiden me shpresën që do të siguronte një kontratë afatgjatë por pas vetëm 8 ndeshjesh në drejtim, si pasojë e ndërprerjes së parakohshme të kampionatit belg, palët kanë vendosur të ndahen me mirëkuptim. Klubi belg duket se nuk është bindur nga paraqitjet e skuadrës në këtë periudhë, me 3 fitore, 1 barazim e 4 humbje si bilanc të përgjithshëm të ekipit nën drejtimin e ish-trajnerit të Luftëtarit.

Kësisoj, sot është bërë e ditur ndërprerja e marrveshjes, me Kostiç që largohet nga Belgjika pa lënë shumë gjurmë, në një tjetër etapë afatshkurtër të karrierës së tij. /vipsport.al/