sex hikayeleri porno izle kartal escort

Dovedan: Nesër ndaj Tiranës luajmë për fitoren, të kthehemi skuadra që ishim në dhjetor

Eridon Qardaku ditën e sotme mori vesh se është prekur nga Covid-19 dhe vuri në rrezik ndeshjen e nesërme të Bylisit ndaj Tiranës. Ballshiotët vazhdojnë normalisht përgatitjet për ndeshjen e nesërme dhe trajneri Veljko Dovedan ditën e sotme ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes së nesërme. Ai duket i qetë dhe tregon se skuadra është stërvitur në mënyrë normale këto ditë, por kreu i stolit nuk është në gjendje të tregojë formën fizike të skuadrës së tij.

“Ne jemi stërvitur normalisht gjatë këtyre ditëve. Nuk kemi bërë asnjë ndeshje miqësore. Kemi punuar, por është e vështirë të përcaktosh gjendjen e tyre, sepse nevojiten dy ose tri ndeshje për të krijuar një ide më të qartë.”

Trajneri i skuadrës nga Mallakastra shprehet se shkon në ndeshjen me Tiranën për fitore dhe beson se fakti që luajnë në fushën e tyre do i ndihmojë. “Tirana është një skuadër e mirë, por ne do të përpiqemi të fitojmë. E dimë që nuk do të jetë e lehtë, por fakti që luajmë në fushën tonë më bën të besoj në një rezultat pozitiv.”

Bylis nuk ka arritur të marrë asnjë fitore në vitin 2020 dhe kjo pauzë mund të ndikojë pozitivisht për ta. I pyetur në lidhje me këtë, trajneri nuk nxiton të dalë me përfundime. “Këtë gjë nuk di ta them. Çdo gjë do të kuptohet vetëm në fushën e blertë. Mendoj se duhet të kthehemi te skuadra që kemi qenë në dhjetor”, përfundoi Dovedan./vipsport.al/