sex hikayeleri porno izle kartal escort

Dovedan: “Fajin” e ka infektimi i Qardakut, nuk dimin a do luanim

Bylisi nuk është aspak skuadra e 2019-ës. Në këtë vit ata janë shndërruar në një ekip “fantazëm”, duke harruar të fitojnë. Karantina i ka dëmtuar akoma më shumë, teksa dy lojtarë si Bicaj e Guindo janë larguar nga klubi dhe Visente nuk dëshiron të luajë.

Infektimi i Qardakut i rëndoi edhe më shumë dhe Tirana ditën e sotme e ktheu në një “shëtitje” këtë përballje. Pas ndeshjes ka folur trajneri Dovedan, që ia lë fajin situatës së shkaktuar prej Qardakut dhe nuk përgjigjet në lidhje me largimet dhe pakënaqësitë në klubin ballshiot.

“Tirana është një skuadër shumë e mirë, por edhe ne kishim shumë probleme, nuk dihej fare nëse do të luhej apo jo sot. E gjithë skuadra pësoi një shok kur morëm vesh lajmin e infektimit. Bicaj? Unë nuk e di çfarë ndodh me të dhe nuk është puna ime të merrem me këtë. Nuk dua të flas për këtë.

Problemet e fundit te skuadra, nga akuzat për mos pagesa te largimi i Guindo? Unë për Bicin e thashë është një lojtar shumë i mirë. Të gjithë janë djem të mirë, por nuk e di. Nuk mund të flas unë për këto çështje.”, u shpreh Dovedan. /vipsport.al/